Në Mamushë nëna rrahet nga bashkëshorti dhe djali

Kronikë e zezë

Në Mamushë nëna rrahet nga bashkëshorti dhe djali

Më: 18 maj 2021 Në ora: 09:19
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar babë dhe bir në Mamushë, pasi që të njëjtit kanë ushtruar dhunë fizike ndaj nënës, përkatësisht bashkëshortes.

Policia bën të ditur se viktima ka pësuar lëndime trupore.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (babë dhe bir ) pasi që të njëjtit në datën e lartcekur kanë ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare, nënës përkatësisht bashkëshortes, e cila ka pësuar lëndime trupore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Në njoftim thuhet se në shtëpinë e të dyshuarve janë gjetur disa armë.

“Pas dyshimit për posedim të armëve, gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre janë gjetur dhe konfiskuar pesë pistoleta të llojeve të ndryshme, 317 fishekë te cal 7.65 mm , dy fishekë te cal. të pa njohur dhe pesë karikatorë”, njofton Policia.

Policia thekson se me vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat