Vrasja në Pejë – dyshohet se dorasi tentoi t’ia dhunonte të bijën viktimës, mësohet edhe identiteti i tij

Kronikë e zezë

Vrasja në Pejë – dyshohet se dorasi tentoi t’ia dhunonte të bijën viktimës, mësohet edhe identiteti i tij

Më: 18 maj 2021 Në ora: 16:32
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar 19:02) -Xh.J i dyshuar për vrasjen e G.Kastratit në qytetin e Pejës është në kërkim të Policisë së Kosovës.

Nga Policia është njoftuar se kanë arritur t’a identifikojnë të dyshuarin për vrasjen por ende nuk është kapur.

“Policia ka arritur ta identifikojë të dyshuarin për vrasjen e sotme, por ende nuk është arrestuar”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për Rajonit e Pejës, Fadil Gashi.

Ai ka thënë se trupi i viktimës tashmë është tërhequr nga vendi i krimit dhe me urdhër të Prokurorit është dërguar për obduksion.

 

Vrasja në Pejë/ Viktima nuk është Beqir Kastrati, ngatërrohet emri

Pak çaste më parë në media u raportua se Beqir Kastrati ishte emri i viktimës që u qëllua me armë zjarri.

Megjithatë, mediat nga burime të mirëinformuara kanë mësuar se i ndjeri është Gëzim Kastrati.

“Po e pashë që po qarkullon në media emri i Beqir Kastratit, gjë që nuk është e vërtetë. Emri i viktimës është Gëzim Kastrati”, tha ky burim.

Rastin e kanë konfirmuar  edhe nga Policia e Kosovës.

“Sot reth orës 15 e 35 miuta në rrugën Gjin Gazulli në Pejë është njoftuar për të shtëna me azrmë zjarri. Menjhëherë ka dalë policia në vend të ngjarjes ku ka hasur në një person të shtrirë në një lokal. Për këtë është njoftu edhe ambulanca dhe mjekët kanë konstatu vdekjen e viktimës”, ka thënë Fadil Gashi.

***

 Media raportoi për një vrasje që ka ndodhur në lokalin Zhara në rrugën Gjin Gazulli në Pejë, sot rreth orës 15 e 35 minuta.

Siç ka mësuar media, i vdekuri nga arma e zjarrit dyshohet se është Beqir Kastrati.

Kurse, i dyshuari për kryerjen e vrasjes mësohet se është Xhevdet Januzi, profesor me profesion.

Siç ka mësuar media, ngjarja ka ndodhur pasi dyshohet se dorasi Xhevdet Januzi kishte tentuar ta dhunonte vajzën e të ndjerit Beqir Kastrati, të cilit më pas i ishte grabitur arma nga dorasi dhe ishte vrarë.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Sot reth orës 15 e 35 miuta në rrugën Gjin Gazulli në Pejë është njoftuar për të shtëna me azrmë zjarri. Menjhëherë ka dalë policia në vend të ngjarjes ku ka hasur në një person të shtrirë në një lokal. Për këtë është njoftu edhe ambulanca dhe mjekët kanë konstatu vdekjen e viktimës”, ka thënë zëdhënësi i policisë në këtë qytet Fadil Gashi.

Vritet një person në Pejë, policia zbulon detajet

Një person ka vdekur sot pasi dyshohet se është qëlluar me armë zjarri.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 15:36 policia është njoftuar se në rrugën ‘Gjin Gazuli’ në Pejë ka të shtëna me armë zjarri. Policia iu ka përgjigjur vendit të ngjarjes dhe ka hasur në një person që dyshohet se është qëlluar me armë zjarri.

“Si pasojë e plagëve të marra viktima ka ndërruar jetë. Mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes e ka konstatuar vdekjen e viktimës.  Të gjitha njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Gashi.

Media ka siguruar fotografi nga vendi ku dyshohet se ka mbetur i vrarë një person.

Image

***

Policia e Kosovës për rajonin e Pejës e ka konfirmuar vrasjen në qytetin e Pejës.

Zëdhënësi i Policisë për këtë rajon, Fadil Gashi, ka deklaruar se rreth orës 15 e 36 minuta kanë pranuar një informatë për të shtëna armësh.

“Rreth orës 15 e 36 minuta kemi marrë njoftimin për të shtëna armësh në Pejë. Policia, ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku edhe ka hasur në një person të lënduar.

Më pas, kanë zbarkuar edhe grupet tjera, duke përfshirë personelin mjekësor, që ka konfirmuar vdekjen e viktimës”, tha Gashi.

Vritet një person

Një person është vrarë me armë zjarri.

Në pasditen e sotme në Pejë.

Burimet kanë thënë se aktualisht policia ndodhet në vendin e krimit dhe është duke u marrë me rastin.

Deri tani nuk dihet identiteti i viktimës as i autorit të krimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat