Vrasja në Pejë – dyshohet se dorasi tentoi t’ia dhunonte të bijën viktimës, mësohet edhe identiteti i tij

Kronikë e zezë

Vrasja në Pejë – dyshohet se dorasi tentoi t’ia dhunonte të bijën viktimës, mësohet edhe identiteti i tij

Më: 18 maj 2021 Në ora: 17:27
Foto ilustrim

Media raportoi për një vrasje që ka ndodhur në lokalin Zhara në rrugën Gjin Gazulli në Pejë, sot rreth orës 15 e 35 minuta.

Siç ka mësuar media, i vdekuri nga arma e zjarrit dyshohet se është Beqir Kastrati.

Kurse, i dyshuari për kryerjen e vrasjes mësohet se është Xhevdet Januzi, profesor me profesion.

Siç ka mësuar Sinjali, ngjarja ka ndodhur pasi dyshohet se dorasi Xhevdet Januzi kishte tentuar ta dhunonte vajzën e të ndjerit Beqir Kastrati, të cilit më pas i ishte grabitur arma nga dorasi dhe ishte vrarë.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Sot reth orës 15 e 35 miuta në rrugën Gjin Gazulli në Pejë është njoftuar për të shtëna me azrmë zjarri. Menjhëherë ka dalë policia në vend të ngjarjes ku ka hasur në një person të shtrirë në një lokal. Për këtë është njoftu edhe ambulanca dhe mjekët kanë konstatu vdekjen e viktimës”, ka thënë zëdhënësi i policisë në këtë qytet Fadil Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat