Dyshohet se falsifikoi një dokument, prangoset një person në Podujevë

Kronikë

Dyshohet se falsifikoi një dokument, prangoset një person në Podujevë

Më: 23 maj 2021 Në ora: 08:49
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person të dyshuar për veprën penale “Dokument i Falsifikuar”.

I arrestuari dyshohet se më 8 prill të këtij viti në rrugën “19 qershori” ka falsifikuar një dokument në Podujevë.

Policia njofton se i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Nuk jepen detaje tjera për rastin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat