Të shtëna me armë zjarri në Fushë Kosovë, plagosen dy persona

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë zjarri në Fushë Kosovë, plagosen dy persona

Më: 26 maj 2021 Në ora: 23:24
Foto nga vendi i ngjarjes

Dy persona janë plagosur pas të shtënave me armë zjarri që ka ndodhur rreth orës 22:30 në Fushë Kosovë.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Policia e ka identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar.

Kështu bëri të ditur  Agron Borovci, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 22:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin. Informatat e para flasin për dy persona të lënduar nga arma e zjarrit”.

“Të njejtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Lidhur me këtë rast një person i dyshuar është identifikuar dhe arrestuar nga ana e policisë dhe aktualisht po vijon puna për hetimin e rrethanave që lidhen me rastin”.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat