Vetura godet motoçiklistin në Podujevë, i shkakton lëndime trupore

Kronikë e zezë

Vetura godet motoçiklistin në Podujevë, i shkakton lëndime trupore

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 18:57
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 17:30 në kilometrin e parë të rrugës nacionale Podujevë – Prishtinë, përkatësisht te vendi i quajtur “Qershiat e Llapashticës”.

Në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, ku për pasojë drejtuesi i kësaj të fundit ka mbetur i lënduar. Rastin për Llapi e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Reth orës 17:30 në rrugën Prishtinë -Podujevë, (Qershiat e Llapashticës) ka ndodhur një aksident rrugor në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, është shprehur Ahmeti.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm gjatë ditës së djeshme, në nivel vendi, janë regjistruar 49 aksidente, prej tyre, 16 kanë rezultuar me persona të lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat