Aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, lëndohen dy persona

Kronikë e zezë

Aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, lëndohen dy persona

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 20:48
Foto ilustrim

Dy persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sonte në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se në aksident ka qenë e përfshirë një motoçikletë.

“Sot rreth orës 20:10 në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ka ndodhë një aksident trafiku, ku është përfshirë një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetëaksidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat