Pesë persona u lënduan si pasojë e një aksidenti të ndodhur sot në lagjen Pejton të kryeqytetit.
Në aksident të përfshira ishin dy vetura, ndërsa me të marrë informatën në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe ekipet emergjente.
Pas disa orësh nga ky aksident tashmë veturat janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Duhet përkujtuar që gjatë muajve të fundit në vend pati një numër të madh të aksidenteve, të cilat shpesh herë përfunduan edhe me fatalitet.
