Gjendet një trup i pajetë në Shën Gjergj, dyshohet se i përket ish shefit të policisë së Ulqinit Rudolf Elezoviç

Kronikë e zezë

Gjendet një trup i pajetë në Shën Gjergj, dyshohet se i përket ish shefit të policisë së Ulqinit Rudolf Elezoviç

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 09:52
Rudolf Elezoviç

Trupi i pajetë i një njeriu identiteti i të cilit ende nuk është përcaktuar u gjet mbrëmë në  Shën Gjergj.

Drejtoria e Policisë  jo zyrtarisht ka thënë për Vijesti se rezultatet paraprake të hetimit tregojnë se bëhet fjalë për  ish-shefin e policisë së Ulqinit, Rudolf Elezoviç.

Nga Policia e Ulqinit thonë se sot do të bëhet analiza e trupit të pajetë, pas së cilës do të mësohet identiteti dhe  shkaku i vdekjes. Zhdukja e Elezoviçit u raportua nga gruaja e tij Marina më 27 maj.

Elezoviç shërbeu si shef i policisë së Ulqinit për gati gjashtë vjet, deri në vitin 2014, kur u zëvendësua nga Sead Gjozoviç.

Së fundmi ai mbante detyrën e shefit të antidrogës për Ulqinin dhe Tivarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat