Djali rreh nënën në Prizren

Kronikë e zezë

Djali rreh nënën në Prizren

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 12:14
Foto ilustrim

Një person është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë, në Prizren pasi që i njëjti sulmoi fizikisht nënën e tij.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga djali i saj si dhe më datë 07.06.2021 i njëjti nën ndikim të alkoolit iu kishte shkaktuar familjarëve dhunë psiqike. Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësor , ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacion dhe i njëjti ka rezultuar se ishte nën ndikim të alkoolit”, thuhet në raportin e policisë.

Te i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar një mjet i mprehtë, një brisk dhe një palë gërshëre.

Me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari ndalohet në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat