Arrestohen dy persona nga Kosova në Durrës, kjo është arsyeja

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona nga Kosova në Durrës, kjo është arsyeja

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 13:25
Ilustrim

Një 24 vjeçar nga Kosova ka rënë në prangat e policisë së Durrësit për shkak se akuzohet se ka ndihmuar një tjetër person po nga Kosova për të kaluar ilegalisht kufirin.

Sipas policisë i arrestuari është F.A 24-vjeç, ndërsa akuzohet se ka ndihmuar të kalojë kufirin në mënyrë të paligjshme shtetasin të Kosovës A. G., 28 vjeç, duke i siguruar një pasaportë maqedonase dhe një leje qëndrimi zvicerane, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm ne DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin kosovar F. A., 24 vjeç, pasi ka ndihmuar të kalojë kufirin në mënyrë të paligjshme shtetasin kosovar A. G., 28 vjeç, duke i siguruar një pasaportë maqedonase dhe një leje qëndrimi zvicerane, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat