Ngjarje e rëndë: Aksident te salla ‘1 Tetori’, pesë persona të lënduar

Kronikë e zezë

Ngjarje e rëndë: Aksident te salla ‘1 Tetori’, pesë persona të lënduar

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 23:09
Foto ilustrim

Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën “1 Tetori” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai njoftoi se aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:00 ndërmjet tri automjeteve.

“Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, si pasojë e këtij aksidentit, ndihmë mjekësore kanë kërkuar pesë persona”, ka konfirmuar Borovci. Me rastin po merret njësiti i trafikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat