Në Spitalin e Gjakovës e mitura lind foshnje, babai i fëmijës në arrati

Kronikë e zezë

Në Spitalin e Gjakovës e mitura lind foshnje, babai i fëmijës në arrati

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 08:16
Foto ilustrim

Një e mitur ka lindur një foshnje dje në orët e mëngjesit, në Spitalin e Gjakovës.

Sipas burimeve të medias e mitura dyshohet se ka bashkëjetuar me një person për një kohë, i cili tashmë gjendet në arrati.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se rasti në Polici është cilësuar si bashkëjetesë me personin nën moshën 16-vjeçare.

Rastet e lindjeve të vajzave të mitura nuk janë të rralla në vendin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat