Aksion, arresohen tre persona të dyshuar për disa vepra penale

Kronikë e zezë

Aksion, arresohen tre persona të dyshuar për disa vepra penale

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 18:48
Gjesendet e gjetura

Njësiti për Hetime të Përgjithshme në Prishtinë, për dy raste të ndara ka arrestuar tre persona të dyshuar.

Arrestimi i parë është realizuar mbrëmë, lidhur me një rast që ka ndodhur më datën 22.06.2021 në fshatin Hajvali, i cili fillimisht është cilësuar si Tentim rrëmbimi.

Që nga dita e raportimit hetuesit policor të rajonit të Prishtinës, kanë ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe dje kanë arritë të identifikojnë dhe sigurojnë prezencën e personit të dyshuar:

-S.R. mashkull 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Ndaj tij është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë, për veprën Marrje apo mbajtje e kundërligjshme e fëmijut.

Rasti i dytë, për të cilin sot janë arretuar dy persona të dyshuar:

-E.A. mashkull 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, dhe

-A. R mashkull 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,ka ndodhur me datën, 05.02.2021 në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë.

Pjesë e operacionit ka qenë edhe kontrolli në dy lokacione, ku policia ka gjetur dhe sekuestruar:

-një pistoletë

-dy thika

-një antiplumb etj.

Personat e arrestuar dyshohen për veprat, privim i kundërligjshëm i lirisë, vetëgjyqësi si dhe armëmbajtje pa leje. Pas intervistimit personat e dyshuar janë proceduar më tej konform autorizimit te prokurorit të shtetit.

Image
Gjesendet e gjetura
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat