Policia jep detaje për aksidentin e rëndë në Prishtinë

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për aksidentin e rëndë në Prishtinë

Më: 26 qershor 2021 Në ora: 09:49
Ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur pas mesnate në Prishtinë, në rrugën “Ilir Konushevci”.

Në lidhje me këtë rast, ka folur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 00:30 në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit tre persona, kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar  për trajtimin e nevojshëm mjekësor.”

“Hetuesit rajonal të njësitit të trafikut, kanë nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, u shprehë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat