Prizren - Kamioneta godet dy të mitur

Kronikë e zezë

Prizren - Kamioneta godet dy të mitur

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 11:09
Foto Ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në orët e mëngjesit në Rrugën e Transitit në Prizren, ku si pasojë një kamionetë ka goditur dy biçiklistë, 13 vjeç dhe 17 vjeç.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 09:30.

Lajmin e ka konfirmuar Shaban Osmanollaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

“Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 09:30 ku një kamionetë ka goditur dy biçiklistë”, tha Osmanollaj.

Dy biçiklistët kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe pas marrje së ndihmës së parë në Prizren, janë dërguar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat