Lipjan, aksident trafiku - lëndohet një person

Kronikë

Lipjan, aksident trafiku - lëndohet një person

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 19:19
Foto ilustrim

Një person ka mbetur i lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Rufc të Lipjanit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 17:40,në fshatin Rufc të Lipjanit, ka ndodhë një aksident i trafikut ku janë përfshirë dy automjete. Në këtë aksident lëndime ka pësuar një person”, tha ajo.

Ndryshe, në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 73 aksidente trafiku, 28 me persona të lënduar kurse 45 vetëm me dëme materiale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat