Mitrovicë - Detaje nga gjuajtja me kallasha në mes biznesmenëve

Kronikë e zezë

Mitrovicë - Detaje nga gjuajtja me kallasha në mes biznesmenëve

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 23:13
Foto ilustrim

Një incident ka ndodhur para pak minutash në lagjen Shipol të Mitrovicës.

Disa persona janë gjuajtur me armë të gjata, por për fat nuk raportohet për viktima.

Gazeta ka mësuar nga burime të sigurta se aty janë përdorur armë të llojit kallash.

Dëshmitarët i kanë thënë gazetës se nuk dihen motivet e ngjarjes, por mësohet se të përfshirë janë pronarët e dy bizneseve të njohura në Mitrovicë.

Sipas tyre, ata janë pronarët e një kompanie të taksive dhe një kompanie që shet pjesë të veturave.Policia po vazhdon të qëndrojë në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat