Detaje për aksidentin në Prizren, ku vdiq një 23 vjeçar

Kronikë

Detaje për aksidentin në Prizren, ku vdiq një 23 vjeçar

Më: 12 korrik 2021 Në ora: 08:55
Foto ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Lubizhdë të Prizrenit, ku mbeti i vdekur një person.

Shoferi i veturës dyshohet se ka dalë jashtë rrugës duke u rrokullisur ka goditur një mur.

Policia njofton se lëndime ka pësuar edhe shoferi i cili është duke u trajtuar në spitalin rajonal.

“Ka ndodhë një aksident trafiku deri sa ngasësi mashkull kosovar, dyshohet duke ngasur veturën në mënyrë të pa kontrolluar del jashtë rruge duke u rrokullisur ka goditur një mur. Si pasojë e aksidentit pasagjeri mashkull kosovar ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe ka ndërruar jetë. Po ashtu edhe ngasësi ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është duke u trajtuar në spitalin rajonal. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat