Zbardhen detajet se si vdiq 16 vjeçari nga Gjakova që ra nga kati i gjashtë

Kronikë e zezë

Zbardhen detajet se si vdiq 16 vjeçari nga Gjakova që ra nga kati i gjashtë

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 20:23
Foto ilustrim

16 vjeçari nga Gjakova, Denis Bakalli, ka vdekur në orët e mesnatës pasi ka rënë nga kati i gjashtë në hapësirën e një ashensori që nuk ishte ndërtuar ende në një banesë që ishte në punim e sipër.

Ai kishte hipur aty për të parë pamjen e qytetit, por e gjeti vdekjen.

Të pikëlluar i la babanë, mamanë dhe motrën e tij. Edhe shokët e tij u shprehën të thyer për humbjen e shokut të tyre.

Trajneri i tij tregoi se Denisi ishte edhe futbollist në ekipin e KF Gjakova dhe sot kishte për të shkuar në turnir në Durrës.

Varrimi i tij u bë pas kontrollit nga ekipi i forenzikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat