Vdes një person pas një aksidenti në Leposaviq

Kronikë e zezë

Vdes një person pas një aksidenti në Leposaviq

Më: 19 korrik 2021 Në ora: 09:11
Ilustrim

Një person ka ndërruar jetë pas një aksidenti që ka ndodhur dy ditë më parë në Leposaviq.

Sipas raportit të policisë, aksidenti ndodhi mes një automjeti të udhëtarëve me drejtues mashkull kosovar dhe një autobusi me drejtues mashkull shtetas i Serbisë.

“Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda ka pësuar drejtuesi i automjetit të udhëtarëve i cili në spitalin e Mitrovicës ka ndërruar jetë.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt”, njofton policia.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat