Ia bllokoi rrugën vëllait dhe i kërcënoi motrat, arrestohet

Kronikë

Ia bllokoi rrugën vëllait dhe i kërcënoi motrat, arrestohet

Më: 19 korrik 2021 Në ora: 10:26
Foto ilustrim

Është arrestuar një person i dyshimtë në Mitrovicë.

I njëjti pas një mosmarrëveshje kishte bllokuar rrugën e vëllait të tij, e më pas i kishte telefonuar motrat e tij dhe i kishte kanosur.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që i dyshuari të intervistohet dhe të mbahet në ndalim policor për 6 orë e më pas të lirohet.

Rasti procedohet në procedurë të rregullt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat