Gjobitet dhe iu konfiskohet automjeti për parking të parregullt në Ferizaj

Kronikë e zezë

Gjobitet dhe iu konfiskohet automjeti për parking të parregullt në Ferizaj

Më: 19 korrik 2021 Në ora: 16:57
Foto nga vendi i ngjarjes

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka arritur të identifikojë personin, i cili me automjetin e udhëtarëve, shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, parking i parregullt në vendkalim të këmbësorëve, në Ferizaj.

Kjo informatë, me foto u dërgua nga një qytetar në adresën e policisë.

Policia, e ftoi qytetarin S.B (M/K) 43 vjeçar, në stacionin policor të Ferizajt dhe ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar dhe për këtë mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor. Me këtë rast, përveç gjobës, atij iu konfiskua edhe automjeti.

“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, inkurajon qytetarët, si në këtë rast,  që të njoftojnë policinë, pa hezitim, për kundërvajtjet e ndryshme, që mund të shkaktohen në komunikacionin rrugor”, thuhet në njoftimin dërguar mediave.

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat