Aksident në Tiranë, polici përplas me makinë 55-vjeçarin me biçikletë

Kronikë e zezë

Aksident në Tiranë, polici përplas me makinë 55-vjeçarin me biçikletë

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 17:19
Ilustrim

Një punonjës policie ka aksidentuar një 55-vjeçar me biçikletë në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Myslym Keta”.

"Mjeti me drejtues shtetasin P. N. (punonjës policie) pjesë e grupit të kontrollit të territorit, është përplasur me një biçiklist me iniciale A. G., rreth 55 vjeç" thuhet në njoftimin e policisë.

I plagosuri është dërguar në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat