Arrestohen dy ferizajas, kjo është arsyeja

Kronikë

Arrestohen dy ferizajas, kjo është arsyeja

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 09:04
Foto ilustrim

Të premten mbrëmë janë arrestuar dy persona në Ferizaj.

Të dyshuarit janë arrestuar, pasi në veturën e tyre policia gjatë kontrollit ka gjetur dhe konfiskuar një qese me 8.1 gram substancë të dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Pastaj është bërë bastisje edhe në shtëpinë e tyre edhe aty janë gjetur disa sasi të vogla marihuanë.

Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë së Kosovës, me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Fsh. Prelez, Ferizaj, 23.07.2021 – 19:40. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, pasi në veturën e tyre policia gjatë kontrollit ka gjetur dhe konfiskuar një qese me substancë të dyshuar narkotike e llojit kokanë  8.1 gram, pastaj është bërë bastisje edhe në shtëpinë e tyre edhe aty janë gjetur  disa sasi të vogla marihuanë. Me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat