Aksident në Istog, katër persona të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident në Istog, katër persona të lënduar

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 16:07
Foto ilustrim

Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 12:30 në fshatin Bellopojë të Istogut.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 12:30, policia është informuar se ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Bellopojë të komunës së Istogut. Në këtë aksidnet kanë qenë të involvuara dy vetura. Si pasojë e aksidentit, katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Rugova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat