Tre të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në Vushtrri

Kronikë e zezë

Tre të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në Vushtrri

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 10:18
Foto ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, e shtunë, në qytetin e Vushtrrisë.

Sipas Raportit 24 orësh të Policisë, si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar tre persona.

Raporti:

“Vushtrri, 24.07.2021-23:30. Raportohet për një aksident trafiku në mes të dy veturave ku përpos dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar një drejtues i veturës mashkull kosovar dhe dy pasagjere femra kosovare. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat