Policia e Ferizajt merr informatë për gjuajtje me armë, sekuestron dy armë zjarri e fishek

Kronikë e zezë

Policia e Ferizajt merr informatë për gjuajtje me armë, sekuestron dy armë zjarri e fishek

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 10:35
Foto nga vendi i ngjarjes

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, pasi ka pranuar informacione se ka të shtëna me armë të zjarrit  , ka marr veprimet e duhura policore dhe në dy raste të ndara, në Ferizaj dhe në Han të Elezit,  ka arritur të zbulojnë vendin dhe personat që kanë shkrepur me armë zjarri.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar dy armë zjarri dhe dy karikatorë me disa fyshek.

Personat e dyshuar me inicialet E.B (M/K) 40 vjeçar nga Ferizaj  dhe L.B (M/K) 48 vjeçar nga Hani Elezit , pasi janë intervistuar nga policia , me vendim të Prokurorit nga Prokuria Themelore e Ferizajt , ndaj tyre janë inicuar rastet ‘’Mbajtje në pronësi,kontrollë ose posedim i paautorizuar i armës’’-përdorim i armës, ndërkaq janë konfiskuar armët dhe municioni.

Rastet janë në procedurë të mëtejme hetimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat