Akuzohet për shitje të substancave narkotike, arrestohet një person në Ferizaj

Kronikë e zezë

Akuzohet për shitje të substancave narkotike, arrestohet një person në Ferizaj

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 09:18
Foto ilustrim

Policia e Kosovës në bazë të një informacioni inteligjent të pranuar, ka arritur që, mbrëmë të arrestojë një person nga Ferizaj, me inicialet M.E. 27 vjeçar.

Në njoftimin e policisë thuhet se ai ishte i kërkuar, në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore të Ferizajt, me dënim burgimi në kohëzgjatje prej shtatë muajve, për veprën penale: ‘’blerjeje, posedim, shpërndarje të paautorizuar të substancave narkotike, substancave psikotrope ose analoge’’.

Njoftimi i plotë:

Stacioni policor në Ferizaj , nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , në bazë të një informacioni inteligjent të pranuar, ka arritur që, mbrëmë të arrestojë një person nga Ferizaj, me inicialet M.E (M/K) , 27 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar, në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore të Ferizajt, me dënim burgimi në kohëzgjatje prej shtatë (7) muajve, për veprën penale:‘’Blereje, posedim, shpërndarje të paautorizuar të substancave narkotike, substancave psikotrope ose analoge’’

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës, ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat