​Konfiskohen shtatë qese najloni me mbi 7 kg drogë

Kronikë e zezë

​Konfiskohen shtatë qese najloni me mbi 7 kg drogë

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 16:39
Foto ilustrim

Me datën 30.07.2021, rreth orës 01:00, patrulla policore e pikës kufitare Qafë Prush, gjatë patrullimit në fshatin Zhub, përkatësisht në skaj të rrugës “Bernard Komani”, e cila të dërgon në drejtim të pikës kufitare Qafë Prush, kanë hasur në 7 qese najloni të mbushura me marihuanë, me peshë totale 7 kg e 507 gramë.

Nga zyrtarët policorë janë ndërmarrë veprime konkrete policore, të realizuara në bashkëpunim edhe me njësitet përgjegjëse të Drejtorisë Rajonale të policisë kufitare “Perëndimi” Gjakovë.

Sipas procedurave të parapara janë njoftuar edhe njësia kompetente nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, si dhe Prokurori i Shtetit pranë Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, i cila ka udhëzuar që të iniciohet rasti për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 i KPRK-së.

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare “Perëndimi” Gjakovë mbetet të përkushtuara në luftimin dhe parandalimin e te gjitha dukurive negative, thuhet në komunikatë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat