Kryen vetëvrasje polici i tretë që e mbrojti Capitolin në janar

Kronikë e zezë

Kryen vetëvrasje polici i tretë që e mbrojti Capitolin në janar

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 08:41
Foto ilustrim

Një polic që e mbrojti Capitol-in gjatë sulmeve të 6 janarit nga përkrahësit ekstremistë të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, është bërë oficeri i tretë që kreu vetëvrasje, njoftoi të hënën policia metropolitane e kryeqytetit amerikan.

Polici Gunther Hashida, i cili ishte pjesë e ekipit për reagim emergjent brenda departamentit të forcave speciale, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij më 29 korrik, njoftuan autoritetet amerikane.

“Jemi duke mbajtur zi si departament dhe lutjet e mendimet tona janë me familjen dhe miqtë e oficerit Hashida”, tha zëdhënësja e policisë, Brianna Burch.

Polici që kreu vetëvrasje i la pas vetes bashkëshorten, tre fëmijë dhe motrën, sipas një fushate të hapur në internet për mbledhjen e fondeve, shkruan The Guardian.

Vdekja e Hashidas është rasti i tretë i njohur i vetëvrasjes brenda forcave për sundimin e ligjit që lidhet me trazirat e 6 janarit, kur një grup i dhunshëm i përkrahësve të ish-presidentit Trump u futën me forcë në njërën prej ndërtesave më të rëndësishme të institucioneve amerikane.

Grupi po mundohej që ta parandalonte certifikimin e fitores se Joe Bidenit në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar, por përpjekja e tyre dështoi, sepse Kongresi e miratoi fitoren e tij mëngjesin e ardhshëm.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat