Policia jep detaje, tre të lënduar nga vetaksidenti në Bajgorë

Kronikë e zezë

Policia jep detaje, tre të lënduar nga vetaksidenti në Bajgorë

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 20:06
Ilustrim

Policia e Kosovës është deklaruar për vetaksidentin në fshatin Bajgorë të Podujevës.

Si pasojë e kësaj, tre persona kanë marrë lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor, ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 18:00 në rrugën fshatin Bajgorë të Podujevës, ka ndodhë aksident trafiku, ku ngasësi një automjeti, për arsye akoma të panjohura ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e këtij aksidenti tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat