Sekuestrohet një armë, për shkak të të shtënave me armë zjarri në një aheng familjar

Kronikë e zezë

Sekuestrohet një armë, për shkak të të shtënave me armë zjarri në një aheng familjar

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 16:29
Foto ilustrim

Dje policia në Mitrovicë kishte pranuar një informatë se kishte të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar në fshatin Koshtovë të Mitrovicës.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë identifikuar vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat në një aheng familjar ku në vendngjarje janë gjetur dy gëzhoja.

 Pas identifikimit të të dyshuarit është dorëzuar një armë gjuetie nga e cila armë kishte shtënë i dyshuari. Në cilësi të provave materiale, policia ka sekuestruar armën dhe dy gëzhojat

“Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar B.L, 22 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ku pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari në fjalë është liruar në procedurë të rregullt”,njofton policia.

Ndaj tij  është iniciuar rast për veprën penale ,,Mbajtje, posedim, kontroll i paautorizuar i armëve’’ dhe ”Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm’’

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat