Kanosi me thikë axhën e tij, arrestohet pejani

Kronikë e zezë

Kanosi me thikë axhën e tij, arrestohet pejani

Më: 17 gusht 2021 Në ora: 09:03
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Pejë, pasi që i njëjti në gjendje të dehur kishte kanosur me thikë axhën e tij.

Rasti ka ndodhur më 15 korrik, rreth orës 23:10.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se, i njëjti në gjendje të dehur kishte kanosur me thikë axhën e tij – kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Policia njofton se rasti është duke u hetuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat