Ngarkohet se mori 250 euro ryshfet, ngritet aktakuzë ndaj policit nga Klina

Kronikë

Ngarkohet se mori 250 euro ryshfet, ngritet aktakuzë ndaj policit nga Klina

Më: 17 gusht 2021 Në ora: 16:17
Foto ilustrim

Pejë- Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur aktakuzë ndaj zyrtarit policor Qamil Delija, i cili ngarkohet se në maj të këtij viti i ka marrë 250 euro ryshfet nga i dëmtuari në këmbim të kthimit të librezës së qarkullimit.

Sipas aktakuzës të siguruar nga ‘’Betimi për Drejtësi’’, theksohet se i pandehuri kishte kërkuar dhe marrë nga i dëmtuari 250 euro ryshfet për t’ia dorëzuar librezën e qarkullimit, të cilin Delija sipas prokurorisë refuzonte t’ia jepte të dëmtuarit, raporton ‘’Betimi për Drejtësi’’.

Sipas aktakuzës thuhet se me 23 maj 2021 në Klinë, në cilësi të personit zyrtar të policit e me qëllim të përfitimit për veti dhe shkaktimit të dëmit të personit tjetër, V.K, në kundërshtim me Ligjin mbi Policin nr.04/L-076 neni 11 par. 5, i akuzuari përmes dëshmitarit P.D siguron lejen e qarkullimit të veturës pronë e të dëmtuarit V.K., librezën e qarkullimit nuk e dorëzoi në Polici apo t’ia kthejë të dëmtuarit, por kërkon nga i dëmtuari që për kthimin e librezës t’ia japë 250 euro ose në të kundërtën nuk do t’ia kthej librezën.

Sipas aktakuzës i dëmtuari e njofton IPK-në, dhe pas disa bisedave telefonike mes të pandehurit dhe të dëmtuarit, ata takohen përballë pompës së derivateve, me ç’rast i dëmtuari V, i dorëzon të pandehurit shumën prej 250 euro, ai ia kthen librezën e qarkullimit, ku në atë moment arrestohet nga hetuesit e IPK-së.

Për çka ka kryer vepër penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, ku dënimi parashihet prej një (1) deri në tetë (8) vjet burgim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat