Tre të plagosur në aksidente, në Fushë Krujë makina përplaset me kamionin, aksidentohet këmbësori në Durrës

Kronikë

Tre të plagosur në aksidente, në Fushë Krujë makina përplaset me kamionin, aksidentohet këmbësori në Durrës

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 20:39
Ilustrim

Dy aksidente janë regjistruar me vetëm pak minuta diferencë pasditen e sotme në Durrës dhe Fushë Krujë ku si pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona.

Në Fushë Krujë, rreth orës 19:00, mjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin F. A., ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me një tjetër mjet kamion, e më pas ka dalë jashtë rruge.

Si pasojë është lënduar drejtuesi i mjetit shtetasi F. A., dhe pasagjerja në mjet shtetësja B. A., 35 vjeçe, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë në Durrës, rreth orës 19:15, në lagjen nr.14, motomjeti me drejtues shtetasin R. B., 25 vjeç, banues në Durrës, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin H. D., 69 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupet hetimore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për përcaktimin e shkakut të aksidenteve.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat