Gjashtë persona vdiqën në aksidente trafiku, tre të rinj në mesin e tyre

Kronikë e zezë

Gjashtë persona vdiqën në aksidente trafiku, tre të rinj në mesin e tyre

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 10:31
Foto ilustrim

Për një javë në Kosovë gjashtë persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve në trafik, në mesin e tyre tre të rinj.

Një 18-vjeçar vdiq sot në magjistralen Ferizaj-Gjilan, në afërsi të udhëkryqit afër fshatit Mirosale, ku sipas policisë aksidenti ka ndodhur shkaku i shpejtësisë së madhe.

Ndërkaq, aksidenti tjetër që la të vdekur një grua 67 vjeçare ka ndodhur dje në Gjakovë.

Dyshohet se gruaja ka humbur jetën në vetëaksident në Hereq të Gjakovës. Si pasojë e këtij aksidenti janë mbetur të lënduar rëndë edhe pesë persona të tjerë, por që janë jashtë rrezikut për jetë

Para dy ditësh, ka ndodhur një aksident tjetër në fshatin Piranë, në magjistralen Prizren-Gjakovë, ku i mori jetën dy të rinjve, një 22 dhe një 23 vjeçari.

Dyshohet se aksidenti është shkaktuar nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes së automjetit, duke bërë që i riu të humb kontrollin dhe drejtimin e rrugës.

Në këtë aksident gjithashtu lëndime të rënda trupore dhe me rrezik jete ka pësuar edhe një pasagjer i cili është dërguar në QKUK në Prishtinë, ndërsa dy persona tjerë kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

Me datë 19 të këtij muaji, ndodhi një aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku humbi jetën një person.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Suharekës, kilometri i 24-të, drejtimi për Prishtinë, ku si pasojë e aksidentit tre persona të tjerë kishin marrë trajtim mjekësor.

Gjatë kësaj jave, Gazeta Sinjali raportoi edhe për një tjetër vetëaksident në Mitrovicë, konkretisht me datë 17 gusht, ku humbi jetën një person.

Policia ka konstatuar se shkaku i aksidentit ishte pasi që viktima kishte humbur kontrollin mbi veturën e më pas ishte përplasur në mbrojtëset metalike të rrugës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat