Lëndohen tre persona në një aksident në Podujevë

Kronikë

Lëndohen tre persona në një aksident në Podujevë

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 12:50
Foto ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 11:00 në rrugën “Ali Ajeti”, në Podujevë ku si pasojë tre persona janë lënduar.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 11:00, është pranuar  informata për një aksident  komunikacioni rrugor të ndodhur  në rrugën Ali Ajeti në Podujevë. Në aksident  janë përfshirë tri automjete,  ku lëndime kanë pësuar tre persona”, tha Ahmeti.

Tutje, ajo njoftoi se policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka filluar një hetim lidhur me shkaqet që kanë sjellë deri te ky aksident. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat