Dyshohet se lëshuan teste negative për Covid-19, paraburgim ndaj tre personave në Prizren

Kronikë e zezë

Dyshohet se lëshuan teste negative për Covid-19, paraburgim ndaj tre personave në Prizren

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 12:48
Ilustrim

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj tre të pandehurve Xh.K.,A.S., dhe Sh.K., për shkak se dyshohet që kanë kryer veprën penale “falsifikim i dokumenteve”.

Sipas njoftimit, të pandehurit, më 24 gusht, në orët e mbrëmjes në Prizren, në Agjensione të ndryshme, me dije kanë përdorur dokumentin e falsifikuar me qëllim që të falsifikojnë teste negative për COVID-19, në këmbim të një shume të parave.

“Të pandehurit Xh.K., A.S., dhe Sh.K.,  me datë 24 gusht, në orët e mbrëmjes në Prizren, në Agjencione të ndryshme me dije përdorin dokumentin e falsifikuar me qëllim të shfrytëzimit të atij dokumenti si origjinal,  ashtu që falsifikojnë teste RT – PCR SARS COVID-19 – NEGATIV, ne emër të shumë personave, duke manipuluar me kompjuterë dhe duke vendosur vula në testet e falsifikuara në këmbim të një shumë të parasë”, thuhet ndër të tjera në vendimin e Gjykatës.

Po ashtu, u bë e ditur se kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, kurse ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

Ditë më parë është raportuar se disa persona kishin falsifikuar teste në vende të ndryshme, të cilët më pas ishin arrestuar nga Policia e Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat