Policia arreston dy persona në Obiliq, vodhën tre telefona brenda një shtëpie

Kronikë e zezë

Policia arreston dy persona në Obiliq, vodhën tre telefona brenda një shtëpie

Më: 1 shtator 2021 Në ora: 18:46
Foto ilustrim

Dy persona sot kanë përfunduar në pranga të policisë si të dyshuar për vjedhje të rëndë.

Ata dyshohet se me datë 31 gusht kishin vjedhur tre telefona brenda një shtëpie.

Personat janë arrestuar në Obiliq.

“Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht hetuesit e stacionit policor të Obiliqit, kanë arrestuar sot dy persona lidhur me një rast të vjedhjes së rëndë. Rasti është denoncuar në polici më datë 31.08.2021, ku nga një shtëpi janë vjedhur tre telefona”.

“Policia menjëherë pas denoncimit kishte nisur një hetim për ndriçimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e të dyshuarve. Progresi i hetimit të rastit ka rezultuar sot me identifikimin dhe arrestimin e dy të dyshuarve për të cilët dyshohet me bazë të jenë të implikuar në rastin në fjalë, si dhe lokalizimin e vendndodhjes dhe gjetjen e telefonave. Ndërkohë që janë kryer veprimet hetimore të kësaj faze si dhe ato operativo-policore, në përputhje me rekomandimin e prokurorit të shtetit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat