​Arrestohet një i dyshuar për kontrabandë me migrantë

Kronikë e zezë

​Arrestohet një i dyshuar për kontrabandë me migrantë

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 12:18
Migrantët

Patrulla policore e stacionit për mbikëqyrjen e kufirit në Vërmicë, dje pasdite në realizimit të planit operativ ‘’Migrimi i pa rregullt“, gjatë vëzhgimit të terrenit kanë vërejtur lëvizje dyshimta të një automjeti me targa vendore dhe i cili ishte ndaluar afërsi të autostradës, afër fshatit Shkozë.

Sipas njoftimit, patrulla e policisë ka vëzhguar lëvizjet e automjetit dhe në një moment kanë vërejtur se nga mali kanë zbritur pesë persona dhe kanë filluar të hyjnë në automjet.

Reagimi i patrullës policore ka qenë i menjëhershëm, kanë ndaluar të dyshuarin dhe pesë migrantët e pa rregullt, të cilët janë shoqëruar për në stacionin e për mbikëqyrjen e kufitare në Vërmicë për procedura të mëtutjeshme.

Në koordinim me prokurorin për Krime të Renda në Prizren, është iniciuar rasti ‘Kontrabandim me Migrantë’. Hetuesit policorë kanë intervistuar të dyshuar: A.O (1985), shtetas i Republikës së Kosovës i cili, me aktvendim të prokurorit, është ndaluar për 48 orë, kurse procedurat me migrantë janë kryer nga zyrtarë policorë të Drejtorisë së Migrimit të PK-së”, thuhet në njofitm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat