Policia shqipton gjobë për tubimin elektoral në Rezallë të Skenderajt

Kronikë e zezë

Policia shqipton gjobë për tubimin elektoral në Rezallë të Skenderajt

Më: 14 shtator 2021 Në ora: 08:46
Policia

Pas njoftimit përmes mediave për një tubim të mbajtur në fshatin Rezallë të Skenderajt në të cilin tubim nuk janë respektuar masat mbrojtëse kundër Covid-19, si dhe tejkalimi i numrit të lejuar të pjesëmarrësve në hapësirat e jashtme në tubimet publike, policia në Skenderaj, ka identifikuar lokacionin dhe organizatorin e tubimit.

Për shkak të mos respektimit të vendimit të fundit të qeverisë, dhe për shkak se organizatori nuk kishte krijuar kushte për mbajtje të distancës, mospërkujdesjen per vendosjen e maskave të pjesëmarrësve në tubim, policia ka shqiptuar gjobë organizatorit si person fizik konformë ligjit për mbrojtje nga pandemia Covid-19.

Po ashtu policia në Skenderaj, i ka shqiptuar gjobë edhe subjektit politikë si person juridik, pasi që nuk janë respektuar masat mbrojtëse ndaj pandemisë COVID-19.

Policia apelon tek të gjithë qytetarët që të zbatojnë masat e parapara për parandalimin dhe luftimin pandemisë COVID-19, përndryshe policia ndaj të gjithëve që nuk i zbatojnë masat mbrojtëse, do të ndërmerr masa të parapara me dispozitat ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat