Arrestohet qytetari nga Malisheva, e ndali një person dhe shkrepi dy plumba në drejtim të veturës së tij

Kronikë e zezë

Arrestohet qytetari nga Malisheva, e ndali një person dhe shkrepi dy plumba në drejtim të veturës së tij

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 09:54
Ilustrim

Një person në Mlleqan të Malishevës ka përfunduar dje në pranga.

Policia bën të ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti, dyshohet se kishte kanosur ankuesin mashkull kosovar i cili ishte duke lëvizur me veturë, të cilin pasi e kishte ndaluar, e kishte fyer e ofenduar dhe kishte shtënë me armë zjarri, dyshohet në drejtim të veturës së tij.

Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja, ndërsa nga i dyshuari kanë konfiskuar pistoletën me dy karikatorë dhe 22-fishekë cal-9mm.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat