Aksident në magjistralen Malishevë – Rahovec, 7 të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident në magjistralen Malishevë – Rahovec, 7 të lënduar

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 19:14
Foto ilustrim

Shtatë persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në magjistralen Malishevë-Rahovec.

Në aksident ishin të përfshirë tre vetura, njëra nga ta i takon Prokurorisë së Gjakovës.

Disa nga të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Gjakovë e disa të tjerë janë dërguar pr në Prizren.

Kështu bëri të ditur Nysret Xhurkaj, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovës.

Xhurkaj tha se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

Ai theksoi se më vonë do të bëhen të ditura detaje lidhur me aksidentin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat