Policia arreston një person të dyshuar dhe konfiskon 11 kilogramë substancë të dyshuar narkotike të llojit ‘marihuanë’

Kronikë e zezë

Policia arreston një person të dyshuar dhe konfiskon 11 kilogramë substancë të dyshuar narkotike të llojit ‘marihuanë’

Më: 4 tetor 2021 Në ora: 11:39
Pamje nga aksioni

Më datën 03.10.2021, Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve - Njësia Rajonale në Prizren, përmes rrugëve operative ka pranuar informata relevante nga terreni se i dyshuari S.T (1976) në Prizren, në shtëpinë e tij ka në posedim substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë.

Në lidhje me rastin  është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa me pëlqimin verbal të gjyqtarit të procedurës paraprake është bërë kontrollimi dhe bastisja e shtëpisë, objekteve përcjellëse dhe automjetit të të dyshuarit  të lartshënuar. Kontrolli është realizuar me asistim edhe të njësive  të antidrogës  në Gjakovë dhe në Prishtinë,  NJRSH-së në Prizren, Forenzikës nga  DRP në Prizren si dhe  DKKO-së  në Prishtinë.

Gjatë kontrollimit janë gjetur dhe konfiskuar dëshmitë e poshtëshënuara si provë materiale:

  • Dy (2) pushke gjuetie dhe pesëmbëdhjetë (15 ) fishekë
  • Një (1) pistoletë, me karikatorë të zbrazët
  • Një (1) thes i bardhë dhe një (1) thes i zi me trupa të bimës dhe gjethe të cannabis sativa-së me peshe totale 2200 gramë.
  • Një (1) thes i zi me gjethe të bimës cannabis sativa me peshë totale 2100 gramë
  • Substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë (me trup të bimës )  me peshë 1000 gramë
  • Një (1) thes i zi me trupa të bimës dhe gjethe të cannabis sativa-së me peshë 1900 gramë
  • Substancë e dyshuar narkotike  e llojit marihuanë me peshë 900 gramë
  • Bimë e dyshuar cannabis sativa me peshë totale 3000 gramë
  • Dymbëdhjetë (12) bime të cannabis sativa-së  të mbjella  në zonën e quajtur “LAKE “ afër fshatit  Tupec  afër lumit Drini i Bardhë.
  • Një (1) veturë ‘WV pasat’ me targa vendore
  • Një (1) telefon mobil ‘samsung’
  • Një (1) telefon mobil ‘ONXA’

Në total gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar rreth 11.kg dhe 100 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë si dhe dëshmitë e lartshënuara.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me aktvendim të prokurorit të shtetit në Prizren është iniciuar rasti “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Ndaj  të dyshuarit është caktuar  masa e ndalimit policor prej 48 orësh ndërsa rasti mbetet nën hetime nga njësitë relevante policore.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat