Rrahu arsimtaren e vajzës së saj, arrestohet 35 vjeçarja në Ferizaj

Kronikë e zezë

Rrahu arsimtaren e vajzës së saj, arrestohet 35 vjeçarja në Ferizaj

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 14:50
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 35 vjeçare në Ferizaj, pasi që e njëjta ka rrahur një mësimdhënëse. 

Rasti ka ndodhur në shkollën e mesme të ulët “Naim Frashëri” në Zaskok të Ferizajt.

“Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot rreth orës 08:05, ka pranuar një informacion se në shkollën e mesme të ulët “Naim Frashëri” në Zaskok të Ferizajt është një rast i lëndimit trupor.

Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e duhura dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet B.P (F/K) e moshës 35 vjeçare, e cila kishte sulmuar personin tjetër viktimën në këtë rast H.L ( F/K) e moshës 58 vjeçare , mësimdhënëse në këtë shkollë , duke i shkaktuar lëndime trupore dhe kishte marr tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Deri të ky lëndim trupor kishte ardhur si shkak , se vajza e të dyshuarës , nxënëse në këtë shkollë kishte marr një vërejtje”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se e dyshuara, pasi është intervistuar nga policia me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore dhe rasti është iniciuar “Lëndim trupor dhe Vetëgjyqësi’”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat