Aksident trafiku në Leposaviq, vdes një person

Kronikë e zezë

Aksident trafiku në Leposaviq, vdes një person

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 09:02
Foto ilustrim

Dje në fshatin Dren të Leposaviqit ka ndodhur një aksident me fatalitet, njofton policia.

Aksidenti, sipas policisë, ka ndodhur mes dy automjeteve.

Nga ky aksident lëndime trupore ka pësuar edhe një person tjetër.

Njoftimi i plotë i PK-së:

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET /Fsh. Dren, Leposaviq 16.10.2021 – 19:45. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes dy automjeteve. Si pasoj, viktima mashkull kosovar ka vdekur, ndërsa vozitësi i dyshuar mashkull kosovar është dërguar në Spital për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari do të dërgohet në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës i është liruar familjarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat