Gjendet një mjet shpërthyes në Shtime

Kronikë e zezë

Gjendet një mjet shpërthyes në Shtime

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 10:34
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka lajmëruar se ka hasur në një mjet të pashpërthyer gjersa ishte duke e punuar trokën e tij në Shtime.

Sipas policisë, njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-së në mënyrë të kontrolluar e ka bërë demolimin – shpërthimin e ati mjeti.

Fsh. Mollopolc, Shtime 18.10.2021 – 15:20. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke punuar tokën, ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer.

Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-së në mënyrë të kontrolluar e ka bërë demolimin – shpërthimin e ati mjeti”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat