I këputi këmbët qytetarit, arrestohet shoferi në Sarandë: Ishte i dehur

Kronikë e zezë

I këputi këmbët qytetarit, arrestohet shoferi në Sarandë: Ishte i dehur

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 08:36
Ilustrim

Policia e Sarandës ka arrestuar shoferin, i cili shkaktoi aksidentin e rëndë mbrëmjen e djeshme në qytet. Uniformat blu bëjnë me dije se është prangosur L. M., 43 vjeç, banues në Ksamil.

Ky i fundit, mbrëmjen e djeshme duke drejtuar në gjëndje të dehur ka aksidentuar qytetarin A. K.

“L. M., 43 vjeç, banues në Ksamil, mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Skenderbeu”, duke drejtuar automjetin në gjëndje të dehur ka aksidentuar shtetasin A. K, i cili është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë,” thuhet në njoftimin e policisë.

Siç, abcnes.al raportoi përplasja ishte tepër e fortë dhe qytetari ka humbur gjymtyrët. Personi që mbeti i plagosur kishte parkuar makinën e tij dhe teksa fuste në bagazh disa kova me bojë u përplas nga makina me targa “AB067PJ”, që drejtohej nga L. M.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat