Kanos babain dhe sulmon xhaxhain e tij

Kronikë e zezë

Kanos babain dhe sulmon xhaxhain e tij

Nga: H.O. Më: 20 tetor 2021 Në ora: 09:42
Ilustrim

Një rast i dhunës familjare ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Prishtinë. Në raportin e Policisë së Kosovës, thuhet se një person ka kanosur babain e tij, ndërsa ka sulmuar axhën e tij.

Atij i ka shkaktuar lëndime në kokë.

Raporti i policisë:

DHUNË FAMILJARE

Prishtinë, 19.10.2021 – 19:26. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka kanosur babain e tij, po ashtu ka sulmuar edhe axhën e tij mashkull kosovar, të cilit i ka shkaktuar lëndime në kokë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat